Google ADS

“Çmendet” Barcelona, ylli refuzon ofertën e jashtëzakonshme

13:45 | 3 Nëntor 2017
Arbresh Info

Barcelona është e inatosur me sulmuesin Arda Turan pasi refuzoi ofertën e jashtëzakonshme prej 44 milionë funta për transferim te Super Liga e Kinës.

Sulmuesi turk raportohet se refuzoi një marrëveshje për transferim në janar që i siguronte atij 16 milionë euro në vit, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi i padëshiruar Arda Turan ka kontratë te Barcelona deri në vitin 2020
Sulmuesi i padëshiruar Arda Turan ka kontratë te Barcelona deri në vitin 2020

Pas dështimit për të larguar yllin e padëshiruar në kuadër, mediat spanjolle raportojnë që drejtorët në Camp Nou janë ende të zemëruar.

30-vjeçari ka luajtur vetëm 36 ndeshje në ligë te Barcelona qysh pas transferimit në vitin 2015 dhe ende nuk ka qenë pjesë e gjigantit katalunas këtë sezon.

Ai është kërkuar gjithashtu për rikthim te vendlindja e tij në Galatasaray./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme