Përfaqësuesja e Belgjikës ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme miqësore.
Në listën e lojtarëve të ftuar nga trajneri spanjoll Roberto Martinez Montoliu është edhe kosovari Adnan Januzaj, shkruan portali arbresh.info.
Januzaj, i cili ishte pjesë e lojtarëve të përcaktuar nga UEFA që kishin ende mundësi të ndryshonin kombëtaren sipas rregullave të reja, është emëruar në listën prej 28 lojtarëve për dy ndeshjet e ardhshme miqësore të Belgjikës duke shuar plotësisht shpresat e “Dardanëve”.
Mesfushori ka bërë deri tani gjashtë paraqitje në La Liga te skuadra spanjolle Real Sociedad.
22-vjeçari, i cili u transferua gjatë verës nga Manchester United te Real Sociadi për 8 milionë euro, ka vetëm gjashtë paraqitje nën fanellën e kombëtares së Belgjikës.
“Djajtë e Kuq” do të takohen me Meksikën në stadiumin King Baudouin më 10 nëntor, ndërsa katër ditë më vonë presin Japoninë në stadiumin Jan Breydel./arbresh.info/
https://twitter.com/BelRedDevils/status/926405902634225664
https://twitter.com/BelRedDevils/status/926407977032208384
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...