Google ADS

Sekreti i Steve Jobs për kreativitet maksimal

12:58 | 3 Nëntor 2017
Arbresh Info

Gjeniu Steve Jobs duket se e ka pasur një shprehi të caktuar, për të cilën neuro-shkenca thotë se e nxitë kreativitetin.

Sipas biografit të Jobs, Walter Isaascon, gjeniu prapa suksesit të kompanisë ‘Apple’ i ka shfrytëzuar ecjet e gjata si metodë për ta rritu kreativitetin, transmeton telegrafi.

Po pra, kaq e thjeshtë është!

Por, Jobs nuk është i vetmi mes individëve të suksesshëm të cilët i kanë përdorur ecjet e gjata si formë të ushtrimeve mendore.

Thomas Jefferson, në një letër drejtuar nipit të tij Peter Carr, i ka këshilluar të bëjë ecje të gjata dhe ta pastrojë mendjen nga çdo gjë.

“Asnjëherë mos merr libër me vete. Qëllimi i ecjes është ta relaksosh mendjen. Kësisoj nuk duhet ta lejoni veten të mendoni kur ecni; por të shpërqendroheni krejtësisht nga objektet përreth. Është e këshillueshme të ecni gjysmë ore në mëngjes posa të zgjoheni, sepse e largon gjumin dhe prodhon efekte tjera të mira”, ka deklaruar Olivia Fox Cabana.

Ndër tjerash, ecja ndihmon në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe është e mirë për shëndetin e përgjithshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme