Google ADS

Policia arreston 32 lëmosh kërkues

11:56 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës, në bazë të një plani operativ ka arritur të largojë 32 lëmosh kërkues.

Në mesin e tyre bënin pjesë shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë, ata që kanë qenë nga Shqipëria janë përcjell për në kufi dhe i janë dorëzuar autoriteteve të kufirit.

“Gjatë këtij plani janë zënë në shkelje të ligjit për kundërvajtje 32 persona. Prej tyre 32 të rritur dhe 2 fëmijë”, thuhet në njoftim.

Të rriturit kanë kaluar nëpër procedura ligjore dhe 8 prej tyre janë dëbuar.

Ndërsa, 11 personave u janë sekuestrua dokumentacionet përkatëse të tyre dhe janë ftuar qe te paraqiten ne ZMH Perëndimi –Gjakovë.

Ndërsa gjashte 6 persona kanë pas leje qëndrimi deri me 02.11.2017.

Më pas në mënyrë të organizuar, ata që kanë qenë nga Shqipëria janë përcjell për në kufi dhe i janë dorëzuar autoriteteve të kufirit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme