Kohëve të fundit në rrjetet sociale ka qarkulluar lajmi për ndarjen e një ndër çifteve më të përfolur në Big Brother, Xheni e Benardi.
Njëherë thuhej se i kishin dhënë fund, e një herë sikur ishte ‘lojë’, por asnjëri prej tyre nuk pati dëshirë të fliste në lidhje me këtë temë.
Më në fund, ish-banorët reaguan nëpërmjet rrjeteve sociale dhe sapo na vërtetuan se përrallës së tyre të dashurisë i ka ardhur fundi.
Xheni dhe Benardi kanë fshirë të gjitha fotot me njëri-tjetrin. E ndër këto Xheni kishte lënë vetëm një foto të bluzave që u kishin bërë dhuratë fansat. Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Benardit, i cili duket se ka dashur të mos ketë asnjë kujtim me ish-partneren e tij.
Mbrëmjen e djeshme ai i ka komentuar në këtë foto: “Të lutem fshije edhe këtë”.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Xhenit, e cila i shkruan:
“Amundesh mos me shkrujt më? Është profili im! S’e kam mbajtur për ty, po sepse kam respekt për njerëzit që na kanë mbështetur! Shiko punën tënde. Ciao”.
Edhe pse i është përgjigjur ashpër, ajo sërish ka vepruar siç i ka thënë Benardi dhe e ka fshirë foton.
Gjithashtu, pas një kontrolli në Instagram shohim se tashmë ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. /Blitz.al/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës