Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2017. Me vendimin e miratuar janë tërhequr disa projektligje:
1. Projektligji për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në Komunat e Kosovës që nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011;
2. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës;
3. Projektligji për Kodin Doganor dhe të Akcizave;
4. Projektligji për Agjencinë e Tatimeve dhe Doganës;
5. Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes hua dhe projekt ndërmjet KfW, Frankfurt am Main, Republikës së Kosovës dhe KOSTT për përmirësimin e rrjetit të transmisionit, faza e (VI) gjashtë;
6. Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes hua dhe projekt ndërmjet KfW, Frankfurt am Main, Republikës së Kosovës dhe KOSTT për përmirësimin e rrjetit të transmisionit, faza e (VII) shtatë;
7. Projektligji për Pronën Publike;
8. Projekt1igji për Tokën Ndërtimore;
9. Projektligji për të Drejtën Ndërkombëtare Private;
10. Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Provimin e Jurisprudencës;
11. Projektligji për tregtinë me naftë dhe produkte të naftës në Kosovë;
12. Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Zhurma;
13. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Transport Rrugor;
14. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rrugët;
15. Projektligji për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës;
Me propozimin e ministrive përkatëse, Projektligjet e tërhequra nga Programi Legjislativ 2017 mund të barten në Programin Legjislativ 2018.
Kabineti qeveritar ka miratuar Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, që do të reflektojë ndryshimin organizativ e strukturor të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?