Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Diasporës, Punëve të Brendshme dhe BKS-së

11:27 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Diasporës, Ministrisë së Brendshme dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit, raporton arbresh.info

Të pranishëm në nënshkrimin e memorandumit ishin zëvendëskryeministri Dardan Gashi, ministri Flamur Sefaj dhe Rrahim Pacolli nga BKS-ja.

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj pas nënshkrimit të këtij memorandumi ka thënë se ky memorandum është nënshkruar që t’u lehtësohet ardhja e qytetarëve tonë në vendlindje sepse ata kontribuojnë me mundin e tyre në këtë vend.

Ministri i brendshëm ka thënë se ky memorandum është bërë me qëllim të lehtësimit të kalimit në pikat kufitare./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme