Google ADS

Kryeministri kërkon zgjidhje nacionale për qentë endacakë

09:50 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka përmendur edhe një herë në mbledhjen e qeverisë çështjen me qentë endacakë, raporton arbresh.info

Ai ka kërkuar që të shpallet një konkurs për të kontraktuar një kompani për trajtimin e çështjes së qenve endacakë.

“Jemi duke hyrë në dimër dhe qentë acarohen edhe më shumë në dimër. Me ndërmarrë hapa sa më shpejt në mënyrë nacionale e mos me prit se çka po bëjnë kryetarët e komunave. Na mundem me e bart fajin, jo na jo komunat po kjo mbetet pa zgjidhje”, tha Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme