Lionel Messi është ende i mërzitur nga largimi i Neymarit

09:47 | 3 Nëntor 2017
Arbresh Info

Lionel Messi raportohet se është ende i shqetësuar me vendimin e Neymarit për transferim nga Barcelona te Paris Saint Germain gjatë verës.

Neymar aktualisht është duke shkëlqyer në Francë pas largimit nga Barcelona për një marrëveshje prej 222 milionë euro në muajin gusht, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, mungesa e reprezentuesit brazilian në Camp Nou nuk është duke u vërejtur pasi skuadra e Ernesto Valverdes qëndron në krye të tabelës në La Liga.

Por, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon që Lionel Messi është ende rimëkëmbur nga vendimi i lojtarit për t’i dhënë fund karrierës së tij në Kataloni.

Thuhet se reprezentuesi argjentinas ka pasur një raport të afërt me Neymarin si brenda fushe ashtu edhe jashtë saj.

Së bashku, dyshja i kanë ndihmuar Barcelonës të fitoj dy herë titullin në La Liga brenda katër viteve. Ata madje i kanë bashkuar forcat për t’i ndihmuar ish trajnerit Luis Enrique të fitoj trofeun në Ligë të Kampionëve gjatë vitit 2015, transmeton portali arbresh.info.

Messi supozohet tani se ndihet i vetmuar pa shokun e tij të ngushtë dhe mendon gjithashtu që sulmi i Barcelonës është i dobët pa të pavarësisht se kanë shpenzuar 105 milionë euro te talenti i Borussia Dortmundit, Ousmane Demeble.

Gazeta e lartpërmendur shton që Messi ka dy transfere madhështore në mendjen e tij për t’i ndihmuar Barcelonës të rikuperohet nga humbje e 25-vjeçarit. Ai thuhet se ka folur me Valverden dhe presidentin e klubit Josep Maria Bartomeu rreth marrëveshjeve me Philippe Coutinhon dhe Antoine Griezmannin.

Barcelona është përpjekur për të nënshkruar me Coutinhon nga Liverpoolit, por ata nuk kanë qenë në gjendje të bindin “Redsat” të lejojnë largimin e mesfushorit.

Ndërkohë, Griezmann është në radarin e tyre pasi transferimi i tij te Manchester United dështoi gjatë verës. Reprezentuesi francez është duke pasur probleme te Atletico Madridi dhe largimi mund të jetë një opsion për të./arbresh.info/

Të ngjashme