Rita Ora padyshim se është njëra ndër këngëtaret shqiptare më të famshme në botë.
Ajo vazhdimisht po arrin sukses të ndryshme në skenën muzikore, shkruan arbresh.info.
25 vjeçarja përpos muzikës ajo ka qenë pjesë e reklamave, filmave dhe fytyrë e shumë kompanive botërore. Së fundmi është prezantuar brendi i të brendshmeve të kompanisë “Tezenis”, në të cilën Rita ishte modelja që prezantoi koleksionin më të ri të të brendshmeve . Por Rita nuk u ndal me kaq.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi në Instagram me anë të së cilës ka treguar se ajo ka nënshkruar kontratë me brendin e njohur “Samsung”.
Ndryshe Rita Ora është duke shijuar suksesin e këngës së saj të fundit “Anywhere”./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BbA6D62hae2/?hl=en&taken-by=ritaora
Podujeva fiton çmimin ndërkombëtar “Globallocal” për zhvilli...
Hezbollahu lëshon raketa dhe dronë në veri të Izraelit
Shqetësime mbi njoftimet se Koreja e Veriut po dërgon trupa ...
Krasniqi pret në takim deputetin gjerman, diskutojnë për zhv...
Pas vendimit të gjykatës, 12 emigrantët e strehuar në Shqipë...
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR...