Takimi i dytë i Këshillit për Stabilizim-Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës do të mbahet më 17 nëntor, në Bruksel, raporton arbresh.info.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, në mbledhje të Qeverisë, derisa ka shtuar nevojën për përgatitje të takimit të radhës për MSA-në.
“Kjo qasje është një momentum i ri se si ta zbatojmë MSA-në,” është shprehur Hoxhaj, derisa ka shtuar se qëllimi i Kosovës është aplikimi për të marrë statusin e kandidatit të BE.
Takimi i 1-rë i Komitetit për Stabilizim-Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës u zhvillua në Bruksel më 5 tetor 2017.
Takimi u bashkë-kryesua nga Genevova Ruiy Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat për Zgjerim në Komisionin Evropian, dhe Dhurata Hoxha, Ministre e Kosovës për Integrim Evropian.
Në takim u diskutua për prioritetet në reforma, duke i përfshirë sundimin e ligjit dhe reformat gjyqësore, respektimin e të drejtave themelore, reformën e administratës publike dhe reformat ekonomike.
Palët me padurim presin të bëjnë diskutime të tjera të përparimit të arritur në fushat kryesore në Këshillin e Stabilizim-Asociimit më 17 nëntor 2017.
Strukturat institucionale të MSA-së e mbikëqyrin zbatimin e MSA-së, shkruan arbresh.info.
Ekziston Këshilli i Stabilizim-Asociimit, me përfaqësues të lartë nga BE dhe Kosova, të cilin atë e kryesojnë me radhë.
Ky organ e mbikëqyr dhe e vlerëson procesin nëpërmjet një takimi vjetor.
Ai ndihmohet nga një Komitet për Stabilizim-Asociim, i cili takohet çdo vit, në nivel të lartë nëpunësish civil në mes Komisionit Evropian dhe institucioneve të Kosovës.
Këto dy organe të nivelit të lartë mbështeten nga nën-komitete, ku janë të angazhuar nëpunës civil të Kosovës dhe të Komisionit Evropian, të cilët takohen gjatë gjithë vitit për t’i diskutuar dhe monitoruar fushat specifike të MSA-së./arbresh.info/
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...