Google ADS

Reali rivalizon Barçën për Philippe Coutinhon

08:58 | 3 Nëntor 2017
Arbresh Info

Philippe Coutinho tani është edhe në radarin e Real Madridit.

Kampioni në La Liga është i gatshëm të rivalizoj Barcelonën në garën për të nënshkruar me mesfushorin e Liverpoolit, Philippe Coutinhon, transmeton portali arbresh.info.

Real Madridi dhe Barcelona në garë për transferimin e Philippe Coutinhos
Real Madridi dhe Barcelona në garë për transferimin e Philippe Coutinhos

Braziliani është i vendosur të largohet nga Liverpooli në muajin janar dhe besohet se dëshiron të nxis transferimin në Camp Nou, pavarësisht interesimit edhe nga Paris Saint Germaini.

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Mundo Deportivo’, rivalët e ‘El Clasicos’ do të jenë në luftë edhe jashtë fushës për të nënshkruar me Coutinhon./arbresh.info/

Të ngjashme