Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj ka folur për marrëveshjen për stabilizim-asociimi, raporton arbresh.info
Ai ka thënë se qeveria është duke bërë përpjekje që të përfundojë zbatimi i marrëveshjes brenda vitit 2018 dhe Kosova të fitojë statusin e kandidatit në vitin 2019.
“Ne kemi identifikuar prioritetet kyçe për vitin 2018 për të arritur progres në kuadër të reformës evropiane. Prioritet kyç i kësaj Qeverie është agjenda evropiane (ERA). Dhe synimi është që Kosova ta marrë statusin e kandidatit. Kemi ardhur deri tek një vendim që në takimin, quhet këshilli raportues i MSA-së jo vetëm të shkojnë në raportim të të arriturave, por Kosova vet ta nxjerrë ERË-n 2018 dhe më 2019 duhet ta kemi statusin e kandidatit”, ka thënë ai.
Më tej ai ka thënë se me ministren e integrimeve Dhurata Hoxha janë dakorduar që jo vetëm të analizohet dhe raportohet puna e bërë, por që Kosova të arrijë të marrë statusin e kandidatit më 2019.
“Ajo çka kemi bo së bashku me ministren Dhurata Hoxhaj kemi ardhë deri tek një dakordim që në takimin e këshillit raportues jo vetëm të shkojmë me një analizë apo raportim të punës së bërë, por Kosova të nxjerr vetë “erën” 2018, pra s’ka me pasë ERA 2019, por në 2019 Kosova të fitojë statusin e kandidatit”, është shprehur kryeministri./arbresh.info/
“Muli” pas ndeshjes me Lituaninë: Emocion i papë...
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...