Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, për aktvendimet për grupin e Kumanovës ka thënë se do të ketë hetim ndërkombëtar dhe e vërteta patjetër do të del në shesh.
“Lexoj komentet te shumta pas vendimit te gjykatës per rastin e Kumanovës ku njerëzit nga mllefi dhe mosdija akuzojnë LSDM-ne dhe qeverinë e tanishme si fajtore per dënimin e shqiptuar. Sinqerisht habitem.
Vendimi sotëm i gjykatës vetëm se vërtetoi nevojën te cilët tek sa kane filluar me shkarkimin e Prokurorit publik, emërimi i ri i te cilit do te ndodhe se shpejti. Gjykatat dhe gjykatësit ende janë po te njëjtat te instaluara nga regjimi i mëparshme i Mijallkovit e Jankullovskes.
Ate qe kemi premtuar NE edhe do ta realizojmë. Per ketë rast do te ketë hetim ndërkombëtare dhe e vërteta patjetër do te dal ne shesh.PA DREJTËSI SKA QETËSI!!!”, shkruan Zekiri në facebook.
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...