Protesta kundër ndalimit të ish ministrave katalanë

08:25 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Mijëra katalanë kanë protestuar kundër ndalimit të tetë ministrave rajonalë të shkarkuar për shkak të shpalljes së pavarësisë nga Spanja.

Zyrtarët të cilët u paraqitën para gjykatës së lartë, akuzohen për rebelim, kryengritje dhe shpërdorim të fondeve publike, transmeton portali arbresh.info

Prokurorët janë gjithashtu duke kërkuar urdhër arrest evropian për liderin e larguar Carles Puigdemont, i cili nuk është paraqitur në gjykatë dhe tani gjendet në Belgjikë.

Kërkesa gjithashtu mbulon katër ministrat e tjerë të cilët injoruan thirrjen.

Spanja është kapluar nga një krizë kushtetuese, pasi një referendum për pavarësinë nga Spanja u mbajt në Kataloni më 1 tetor, në kundërshtim me një vendim të gjykatës kushtetuese që e kishte shpallur të paligjshëm.

Javën e kaluar, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka vendosur sundimin e drejtpërdrejtë mbi Kataloninë, duke shpërndarë parlamentin rajonal dhe duke bërë thirrje për zgjedhje lokale me 21 dhjetor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme