Punëtori i Twitter deaktivizon llogarinë e Trumpit

08:13 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Llogaria e presidentit amerikan Donald Trump në Twitter është zhdukur shkurt, por më pas është rikthyer, thotë kompania.

Thuhet se llogaria @realdonaldtrump është “deaktivizuar” nga një punonjës, ku më vonë është sqaruar që ai ishte në ditën e fundit të punës, transmeton portali arbresh.info

_98594690_capture1

Llogaria ishte joaktive për 11 minuta, kurse Twitter ka nisur menjëherë hetimet.

“Ne kemi mësuar se kjo është bërë nga një punonjës i mbështetjes së konsumatorëve të Twitter, i cili e bëri këtë në ditën e fundit të punës. Ne po kryejmë një shqyrtim të plotë të brendshëm”, thuhet në postimin e rrjetit sociala Twitter.

Trump i cili është një përdorues aktiv me 41.7 milionë ndjekës, nuk ka komentuar rastin.

Por incidenti i fundit ka prekur debatin mbi sigurinë e llogarisë së presidentit, duke pasur parasysh pasojat e mundshme të posteve që i janë atribuuar gabimisht z. Trump./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme