Mediat serbe po raportojnë se ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq mbrëmë ka zhvilluar një takim me ministrin e brendshëm të Surinamit, Mohammed Fajzel Nersalima.
Danas dhe mediat e tjera në Serbi raportojnë se ministri i Surinamit ka theksuar që vendimi për ta tërhequr njohjen ndaj Kosovës kishte ardhur pas konsultimeve të shumta edhe me presidentin e shtetit, transmeton lajmi.net
Nersalima tutje tha se kjo ndikon jashtëzakonisht mirë në përmirësimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurse, Daçiq deklaroi se ky ishte një vendim i cili shprehu miqësinë ndërmjet Surinamit dhe Serbisë.
Ndryshe, zyrtarët e qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se ende nuk kanë marrë ndonjë dokument zyrtar që njofton për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Surinami.
Ishte pikërisht Daçiq i cili gjatë ditës së martë paraqiti një dokument, ku thuhej se Surinami tërheq njohjen ndaj shtetit të Kosovës.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...