Ka më shumë se 6 muaj që kur kanë filluar punimet në rrugën që e lidhë Prishtinën me Veternikun. Kjo rrugë nga katër korsi sa kishte deri më tani, me zgjerimin e saj do bëhet me tetë korsi.
Ndonëse punimet për këtë rrugë ishin paraparë që të zgjasin jo më shumë se 150 ditë, edhe pse ky afat kohor ka kaluar, ato ende po vazhdojnë.
Ditë më parë Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ishte në inspektim të kësaj rruge, për të parë për së afërmi punimet.
Ndërkaq, në një prononcim për Indeksonline, ministri Lekaj ka thënë se aty vazhdojnë të jenë prezente problemet me shpronësim dhe problemet për pagesa.
Sipas tij, shumë shpejt do të rritet dinamika e punës dhe nga fundi i muajit nëntor dhe fillimi i muajit dhjetor do të jetë e qarkullueshme ana e majtë e rrugës së Veternikut.
“Ne kemi qenë në inspektim në ato punishte të zgjerimit të hyrje – daljeve në Veternik dhe dinamika e punëve na kanë bërë që të besojmë se deri në fund të këtij muaj do të përfundohet njeri segment, por siç kemi kuptuar me vonë aty kanë qenë dhe vazhdojnë të ekzistojnë disa probleme sa i përket shpronësimit dhe mungesa e mjeteve për pagesa dhe kështu që tani për tani jemi të angazhuar të zgjidhet problemi me shpronësim e me pastaj do të rritet dinamika e punëve që të jetë e mundur aty nga fundi i nëntorit fillimi i dhjetorit të jetë e qarkullueshme ana e majtë e rrugës së Veternikut”, ka thënë ministri Lekaj për Indeksonline.
Punimet në rrugën që lidhë Prishtinën me Veternikun kanë filluar në muajin prill. Kjo rrugë është njëra prej rrugëve kryesore të Prishtinës.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...