Katër gjëra të cilat assesi nuk duhet t’i bëni nëse jeni duke marrë antibiotikë

23:40 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Antibiotikët i luftojnë ftohjet dhe inflamacionet e fuqishme, mirëpo nëse nuk i merrni në mënyrën e duhur vetëm mund t’ju krijojnë komplikime dhe probleme më të mëdha shëndetësore.

Antibiotikët mund të ndikojnë në pjesët e tjera të trupit bashkë me zonat e përfshira me baktere.

Meqenëse nuk janë të gjithë antibiotikët njësoj, pyeteni mjekun apo farmacistin tuaj se çfarë saktësisht duhet të shmangni gjatë përdorimit të tyre, transmeton Telegrafi.

Jini të kujdesshëm nëse merrni pilulë kontraceptive, sepse barnat siç janë rifampina, të cilat përdoren për shërimin e meningjitit dhe rifabutina për shërimin e tuberkulozit mund të ulin nivelin e hormoneve të cilat pengojnë ovulacionin.

Nëse ato janë pjesë e terapisë suaj, krahas pilulave përdorni patjetër edhe prezervativ për mbrojtje derisa jeni duke marrë antibiotikë edhe një javë pas përfundimit të terapisë.

Alkoolin shmangeni për shkak që ai lodh organizmin dhe nuk jeni të gatshme që të luftoni kundër sëmundjeve.

Kombinimi i alkoolit dhe antibiotikëve mund të shkaktojë probleme me stomakun, marramendje dhe përgjumje.

Ilaçet siç janë metronidazoli, të cilat përdoren në terapinë e infeksioneve vagjinale dhe parazitëve, si tinidazoli, për shërimin e baktereve vagjinale, kurrë nuk bën të kombinohen me alkool, sepse mund të shkaktojnë dhembje koke, krupë dhe vjellje, si edhe pulsin e shpejtë.

Antibiotikët vrasin bakteret e këqija të cilat na sëmurin, mirëpo edhe ato të mirat të cilat gjenden në zorrë dhe janë të domosdoshme për funksionim normal të organizmit.

Kjo mund të shkaktojë ngërçe në stomak dhe diarre, për ç’shkak rekomandohet përdorimi i probiotikëve.

Gjithashtu, femrat duhet patjetër të kujdesen edhe për problemet vagjinale, prandaj këshillohen të përdorin edhe probiotikë vagjinalë.

Disa antibiotikë siç është augmentini duhet patjetër të merren me ushqim të lehtë, i cili nuk do të ngarkojë lukthin, ndërsa penicilina duhet të merret në lukth të thatë në mënyrë që të ndikojë më së miri ndaj problemeve.

Për këtë shkak lexoni udhëzimin në pjesën e cila ka të bëjë me ushqimin dhe informohuni se çfarë bën dhe çfarë nuk bën të hani para marrjes së terapisë. 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme