Sipas një studimi të ri, Kapsaicina, komponenti përgjegjës për djegies , një ditë do të mund të shndërrohet në një trajtim terapeutik të kancerit.
Që në vitin 2006, shkencëtarët kanë gjetur prova se doza të larta të kapsaicinës mund t’i vrasin qelizat e kancerit të prostatës në minj duke i lënë qelizat e shëndetshme të padëmtuara, por njerëzit do të duhet të hanë sasi të mëdha të specave çdo javë për ta marrë diku afërsisht të njëjtën dozë.
Një alternativë më e mirë do të ishte që të shndërrohet komponenti në një ilaç të koncentruar, por deri më tani askush nuk e ka kuptuar saktësisht se si e shkakton vdekjen e qelizave.
Tani shkencëtarët në Indi kanë treguar për herë të parë sesi kapsaicina lidhet me një qelizë të kancerit dhe shkakton ndryshime brenda saj, që është hapi i parë drejt shfrytëzimit të efektit të komponentit në mjekim.
Hulumtuesit e Indian Institute of Technology Madras ishin në gjendje ta detektonin sesi ndërvepron komponenti me membranat qelizore duke e monitoruar ndriçimin e saj natyror fluoreshent. Ata zbuluan se kapsaicina lidhet me sipërfaqen e një qelize të kancerit, dhe pastaj strehohet në membranën e qelizës.
Prania e komponentit fillon të shkaktojë ndryshime kimike në membranë, dhe në qoftë se shtoni mjaft, kjo në fakt shkakton që membranat të shpërbëhet.
Ne jemi pa dyshim shumë larg të qenit në gjendje që ta përdorim kapsaicinën në mënyrë terapeutike, por pjesa emocionuese për komponentin është se ajo nuk duket të ndikojë në qelizat e shëndetshme, dhe shumë njerëz tashmë mund ta tolerojnë atë në mënyrë të sigurt.
Hapi i ardhshëm do të jetë të kuptohet saktësisht se çfarë po ndodh brenda membranës qelizore, dhe gjithashtu se si ndodh ky proces brenda trupit të njeriut. Atëherë sfida do të jetë të gjendet mënyra më e mirë për ta nxitur këtë efekt.
Rezultatet janë publikuar në “The Journal of Physical Chemistry B”.
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...