Google ADS

Daçiç “nuk mbushet mend”, vazhdon të krahasojë Kosovën me Katalonjën

22:19 | 2 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Me kërkesën e Serbisë, Moska ka bllokuar pjesëmarrjen e Kosovës në OKB.

Minsitri i Jashtëm i Servisë, Ivica Daçiç, përkundër shumë deklaratave nga autoritetet ndërkombëtare që rasti i Kosovës është ndryshe me atë të Katalonjës,  ai vazhdon të bëjë krahasimin mes dy vendeve, transmeton portali arbresh.info

“Nëse Spanja mund të luftojë për konceptin e Katalonjës, atëherë edhe ne serbët mund të luftojmë për vendin tonë”, tha ai.

Serbia, e cila e çmon Kosovën si vendlindjen e saj historike dhe qeveria në Prishtinë duhet të kërkojnë “një zgjidhje të favorshme” dhe “një konferencë ndërkombëtare” që do të parandalonte luftrat e ardhshme “për një shekull”, ka theksuar ai.

Në fillim të këtij viti, ai ka sugjeruar autonomi për zonat serbe në Kosovë.

“Kjo do të ishte zgjidhja e vetme e mundshme, reale dhe e qendrueshme”, ka shtuar ai në një intervistë për Reuters.

Në Kosovë jetojnë rreth 120 mijë serbë, shumica prej tyre janë të vendosur në veri të vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme