Mbrojtësi i Marseilles, Patrice Evra është larguar nga fusha ende pa filluar ndeshja e së enjtes në Evropa Ligë në stadiumin Vitoria de Guimaraes pasi goditi një tifoz.
35-vjeçari ishte pjesë e lojtarëve në bankinë për ndeshjen në Portugali, por është dërguar në dhomë të zhveshjes ende pa filluar takimi, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë nxehjeve, Evra është parë duke u fjalosur me disa tifozë të Marseilles që thuhet se ishin duke ofenduar atë.
Kur disa tifozë filluan t’i afrohen fushës, e gjithë skuadra e Marseilles vrapoi dhe Evra shihet se ngriti këmbën lartë për të goditur një tifoz./arbresh.info/
Shikoni këtë moment në videon më poshtë:
https://twitter.com/GFFN/status/926187761878601730
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person