Kosova, me përvojën e saj në ndërtimin e paqes, bashkë-jetesën në mes komuniteteve dhe tolerancën ndër-fetare mund të shërbejë si një model suksesi për vendet tjera në botë, ka theksuar zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, në inaugurimin e Konferencës Globale për Tolerancë dhe Paqe, e cila po i zhvillon punimet në Valletta të Maltës, ku edhe do ta ketë selinë.
Siç njofton Zyra e Pacollit, në kuadër të kësaj konference, Pacolli ka qenë folësi kryesor, së bashku me kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, si dhe homologun e tij nga Malta, Ministrin e Jashtëm, Carmelo Abela.
Këshilli Botëror për Tolerancë dhe Paqe është themeluar nga një grup personalitetesh nga e gjithë bota, që përfshinë senatorë amerikanë, ambasadorë, vendimmarrës nga kontinente të ndryshme botërore dhe i cili, do të përkushtohet në nxitjen e iniciativave në të gjithë botën, për paqe dhe tolerancë.
Këshilli do të funksionojë globalisht me institucionet e veta, me degë në të gjithë botën, duke përfshirë qarqe akademike, sociale dhe atë të mediave.
Gjatë vizitës së tij dy ditore në Maltë, Pacolli u prit në takime të ndara nga Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca dhe ministri i Jashtëm, Carmelo Abela dhe ku ishte darkorduar për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe organizimin e një forumi ekonomik, gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm të Maltës në Kosovë, së bashku me biznese nga ky shtet.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...