Google ADS

Skënderbeu pëson në Beograd nën brohoritjet “Kosova është Serbi”

20:53 | 2 Nëntor 2017
Arbresh Info

Skënderbeu është mposhtur nga skuadra serbe në Beogard nën brohoritjet e pandalshme të tifozëve “Kosova është Serbi”.

Klubi serb, Partizani ka siguruar tri pikët e para në Evropa Ligë duke mposhtur korçarët me rezultat 2 me 0 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt të fazave grupore, shkruan portali arbresh.info.

Pas ndeshjes pa gola 0 me 0 javë më parë, skuadra e trajnerit Ilir Daja ka pësuar disfatën e dytë në Evropa Ligë pas asaj në xhiron e parë ndaj Dynamo Kievit 3 me 1.

Goli i epërsisë për klubin serb erdhi në minutën 39′ të pjesës së parë. Mesfushori anësor Zoran Tosic realizoi gol përmes gjuajtjes nga goditja e lirë.

Zoran Tosic duke festuar golin e epërsisë
Zoran Tosic duke festuar golin e epërsisë

Pavarësisht brohoritjeve “Kosova është Serbi” nga tifogrup i famshëm serb Grobari dhe presionit të vazhdueshëm emocional për shkak të historisë, mysafirët arritën të krijonin disa shanse të mira duke realizuar edhe një gol brenda pjesës së parë, por gjithçka u mohua pasi Jashanica ishte në pozitë jashtë loje.

Nikoqirët realizuan golin e dytë dhe të fundit në këtë ndeshje pas një shpërqendrimi të plotë nga mbrojtja e Ilir Dajës.

Partizani pritet të dënohet nga UEFA pas brohoritjeve të tiozëve "Kosova është Serbi"
Partizani pritet të dënohet nga UEFA pas brohoritjeve të tiozëve “Kosova është Serbi”

Për shkak të presingut nga Ognjen Ozegovic, Lilaj humbi topin dhe këtu përfitoi sulmuesi kamerunas Leandre Tawamba që shënoi për 2 me 0 në minutën e 66′.

Takimi në stadiumin Partizan është zhvilluar nën një siguri të lartë, ku numri i forcave policore është trefishuar në 700.

Partizani, i cili tani qëndron në pozitën e dytë të Grupit B me tri pikë më shumë se Skënderbeu më fund të tabelës, pritet të dënohet nga UEFA për shkak të brohoritjeve ofenduese të tifozëve./arbresh.info/

http://www.dailymotion.com/video/x67ed6c

http://www.dailymotion.com/video/x67e7lj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme