Sëmundja e Alzheimerit mund të vonohet nëse keni më shumë miq, thonë studimet e fundit.
Njerëzit në 80-të e tyre, të cilët kanë aftësi të kujtojnë vitet ’50 dhe ’60, raportuar se atëkohë kanë pasur marrëdhënie më të kënaqshme dhe me cilësi më të lartë, thanë shkencëtarët nga universiteti Northëestern, transmeton portali arbresh.info
Sipas shkencëtarëve, pacientet që kanë kujtesë të mirë, e kanë ruajtur atë falë miqësisë.
Të jesh pjesë e një rrethi shoqëror nuk parandalon sëmundjen e Alzheimerit, por mund të jetë një ndër faktorët kryesorë për ngadalësimin e zhvillimit të saj.
Emily Rogalski, studiuesja që ka marrë pjesë në studim, ka theksuar se “takimi i vazhdueshëm me miqtë mund të ndihmojë që të mbani kujtesën të zhvilluar”.
Sëmundja e Alzheimerit është shkaku më i zakonshëm i çmendurisë. Është sëmundje progresive dhe me kalimin e kohës, kur pjesët e trurit dëmtohen, ajo shkon duke u përkeqësuar.
Simptomat kryesore janë humbja e kujtesës, vështrisitë në përqendrim, përpjekja për të ndjekur një bisedë dhe konfuziteti.
Mjekësia ende nuk ka arritur të gjejë shërim për këtë sëmundje./arbresh.info/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...