Google ADS

Ky do të jetë moti për ditën e nesërme në Shqipëri

18:27 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Reshje lokale të borës pritet të jenë të pranishme gjatë ditës së nesërme disa zona të vendit.

Sipas Meteoalb, të premten: Paraditja dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri në mesditë kur pritet kthjellim i vijës bregdetare.

Ndërsa pasditja shtrin kthjellimet edhe në ultësirën perëndimore por Veriu dhe zonat Lindore mbeten me vranësira të dendura duke rrezikuar reshje të pakta, të izoluara shiu e dëbore.

Edhe mbrëmja dhe nata, vijon në të njëjtat kushte të motit.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por një rënie të lehtë sjell mesdita, kryesisht në Veri dhe zonat Lindore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme