Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti sot gazetarët në Presidencë dhe bëri thirrje që askush të mos intimidojë punën e tyre.
Deklarata e Metës vjen në kohën kur gazetarët janë sulmuar dhe ofenduar nga Kryeministri Rama, i cili dje u shpreh se “nuk hani dot bukë pa mua”.
“Askush të mos intimidojë për asnjë arsye këtë integritet profesional për shkak të profesionit tuaj”, u shpreh Meta, shkruan Opinion.al.
Një tjetër apel ishte dhe ndaj institucioneve të veprojnë kur ka akte dhune ndaj gazetarëve. Pritja në presidencë është bërë në ditën ndërkombëtare kundër krimeve ndaj gazetarëve.
Meta e mbylli fjalën e tij për të vijuar me një bisedë miqësore dhe me trokitje gotash me gazetarët, duke deklaruar se ata ishin të mirëpritur gjatë gjithë mandatit të tij si president i Shqipërisë.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele