Google ADS

Formacionet zyrtare, AEK Athens – AC Milan

17:50 | 2 Nëntor 2017
Arbresh Info

AEK Athens dhe AC Milani kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së katërt në Evropa Ligë.

Dy skuadrat e mëdha do të luftojnë për kreun e Grupit D sonte (e enjte), vetëm dy javë pas takimit ndërmjet tyre të zhvillohet në San Siro, shkruan portali arbresh.info.

Fitorja nga klubi grek mund t’i siguroj atyre qëndrimin në krye të grupit.

AEK Athens ka humbur vetëm një herë në tetë ndeshjet e tyre të zhvilluara në kuadër të Evropa Ligës, ndërsa AC Milani është i pamposhtur në 16-të ndeshjet e tyre të fundit në këtë kompeticion.

Takimi ndërmjet tyre zhvillohet në stadiumin Spiros Louis duke filluar nga ora 19:00./arbresh.info/

AEK: Anestis; Vranješ, Ćosić, Bakakis; Rodrigo Galo, Johansson, André Simões, H. Lopes; Bakasetas; Christodoulopoulos, Araujo

Milan: G Donnarumma; Musacchio, Bonucci, Romagnoli; Borini, Locatelli, Montolivo, Rodriguez; Calhanoglu; Andre Silva, Cutrone

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme