Aliu: AKR në Vushtrri ka më shumë asambleist dhe ka dyfishuar votat

16:45 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kandidati i AKR-së për Vushtrrinë, Nasuf Aliu renditet si kandidati i tretë më i votuar në zgjedhjet e fundit lokale të 22 Tetor për kryetar të Komunës së Vushtrrisë.

Por pavarësisht kësaj, Aliu ka  pranuar rezultatin madje duke falemnderuar ata që e votuan.

Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë.

Aliu po ashtu është shprehur i kënaqur edhe me rezultatet që subjekti i tij ka arritur duke thënë se AKR ka më shumë asambleist se sa disa vite më parë dhe se ka dyfishuar votën krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013.

https://www.facebook.com/NasufAliuVrr/posts/1518037018304031

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme