Google ADS

Pas vendimit përfundimtar, kosovarët mund të vuajnë dënimet në Kosovë

16:04 | 2 Nëntor 2017
M. A.

Shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsejtë 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza, shkruan arbresh.info.

Të dënuarit, shtetas të Kosovës, të cilët janë dënuar të enjten në Maqedoni kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për të vuajtur dënimin në Kosovë.

Sipas Ehat Miftaraj njohës i këtyre çështjeve, kërkesat e tyre duhet të miratohen nga ana e Ministrisë së Punëve te Brendshme të Kosovës dhe të Maqedonisë.

“Në rast se të njëjtit marrin vendime përfundimtare, kanë të drejtën të paraqesin kërkesë për të vuajtur dënimin në Kosovë, por që këto kërkesa duhet të miratohen nga ana e Ministrive të dy vendeve si e Kosovës ashtu edhe e Maqedonisë, si është parapare edhe në marrëveshjen për transferimin e personave të dënuar në mes Kosovës dhe Maqedonisë”, tha Miftaraj për arbresh.info.

I pyetur se nëse gjykimi i të dyshuarve nga Kosova a është dashur të bëhet në Kosovë, Miftara tha se në këtë rast gjykata maqedonas kanë pasur kompetencat për të trajtuar këtë lëndë.

“Ligji penal si në Maqedoni, në Kosovë po edhe ne vende tjera përcakton se në parim gjykimin të mbahet në shtetin ku dyshohet së është kryer vepra penale.  Andaj në rastin konkret në këtë pikë, gjykatat maqedone edhe kanë pasur kompetencën për të trajtuar këtë lëndë”, tha Miftaraj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme