GoPro ka prezantuar kamerën e saj më të vogël. E quajtur ‘Hero4 Session’, kjo pajisje e re është 50% më e vogël dhe 40% më e lehtë se sa modelet e tjera Hero4.
“Ne kemi sfiduar vetën për të krijuar kamerën GoPro më të vogël, më të lehtë dhe më të përshtatshme”, tha Nicholas Woodman, drejtori ekzekutiv i kompanisë, transmeton abresh.info.
Hero4 Session është në gjendje të regjistroj video 1080p me 60 fps, 1440p në 30fps, dhe 720 me 100fps. Megjithatë, pajisja nuk mbështet kualitetin 4K dhe 720p në 240fps, kamera mund të regjistroj pamje deri në 8 megapiskel dhe mund të futet në ujë me thellësi deri në 10 metra pa pasur nevojë për korniza.
Kamera e re nga GoPro ka dy hapësira për mikrofon, një hapësirë për microSD kartë si dhe mbështet Bluetooth dhe Wi-Fi. GoPro i ka vendosur kamerës një çmim prej 399.99 dollarë derisa shitjet do fillojnë nga 12 korriku./arbresh.info
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën