Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi Dragashin.
Qëllim i vizitës së sotme ishte njohja për së afërmi e gjendjes së infrastrukturës rrugore dhe problemet tjera, që pengojnë jo vetëm qarkullimin, por u sjellin edhe telashe të tjera banorëve të kësaj ane.
Vizita e sotme e ministrit Lekaj u bë me ftesë të deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Adem Hodža nga Dragashi.
Me rastin e kësaj vizite, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në inspektimin e rrugëve në trekëndëshin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni është zotuar se projektet e Ministrisë së Infrastrukturës do t’i perfundojë me kohë në këtë zone
Me hapjen e korridoreve sipas tij do të përfitojnë turizmi dhe zhvillimi ekonomik. Investimi këtu është domosdoshmëri, sepse lidhen tri shtete, Kosovë-Shqipëri-Maqedoni.
“Prandaj jemi këtu me deputetin që për së afërmi të njihemi me problemet e qytetarëve dhe të inkurajojmë komunitetin goran që të jetojë në trojet e veta dhe të trajtohen konform kërkesave të tyre.”
“Qeveria Haradinaj do të jetë afër zgjidhjes së problemeve të këtyre qytetarëve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, në veçanti të komuniteteve, në mënyrë që ata të ndjehen ashtu si ju takon në shtetin e Republikës së Kosovës”, theksoi Lekaj.
Gjatë qëndrimit në rajonin e Dragashit, ministri Pal Lekaj me bashkëpunëtorë vizitoi edhe fshatin Restelicë.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...