Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë që emigranti uzbek i akuzuar për vrasjen e tetë personave në natën e Halloween-it, duhet të dënohet me vdekje.
I dyshuari, Sayfullo Saipov u tha hetuesve që ai u inspirua nga shikimi i videove të Shtetit Islamik dhe filloi të përgatitej për sulm qysh një vit më parë, transmeton portali arbresh.info
Saipov, 29 vjeç, tha gjithashtu se “ai ndihej i mirë për atë që kishte bërë” dhe kërkoi leje për të shfaqur flamurin e grupit militant Shtetit Islamik në dhomën e tij të spitalit.
“Terroristi i NYC ishte i lumtur kur ai kërkoi të varte flamurin e ISIS në dhomën e tij të spitalit. Ai vrau 8 vetë, plagosi rëndë 12. Duhet të marrë dënimin me vdekje!”, shkruan Trump në Twitter.
Saipov përballet me dy akuza, njëra prej të cilave mbart dënimin me vdekje nëse qeveria zgjedh ta kërkojë atë, tha prokurori Joon Kim./arbresh.info/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...