Google ADS

Prishtina e rrëmben këtë talent

12:27 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Mesfushori Qëndrim Zyba është futbollisti më i ri i FC Prishtina.

Talenti i madh, nga Theranda që është pjesë e U17 të Përfaqësueses së Kosovës, ka nënshkruar kontratë 3+2 për skuadrën nga kryeqyteti.

Zyba, i cili është 180 cm, nga fillimi i këtij edicionit është pjesë e U17 dhe U19 të FC Prishtina, ndërsa tani e tutje do të jetë në seancat stërvitore nën urdhrat e kryetrajnerit, Mirel Josa. Zyba nga 5 ndeshjet me U17 të FC Prishtina ka shënuar 6 gola. Kurse me U19 ka zhvilluar 3 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Zyba përforcon Prishtinën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme