Google ADS

Pacolli: Pajtimi i Kosovës me Serbinë kalon nga pranimi i Kosovës si shtet

13:14 | 2 Nëntor 2017
M. A.

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka thënë se pajtimi në mes Kosovës me Serbinë kalon nga pranimi i Kosovës shtet i pavarur.

Përmes një shkrimi në Facebook, shefi i diplomacisë kosovare ka theksuar se ky pajtim duhet të ketë në themel edhe bashkëpunimin ekonomik.

“Pajtimi i Kosovës me Serbinë kalon nga pranimi i Kosovës, si një realitet shtetëror i konsoliduar dhe me respekt të plotë të integritetit të saj territorial. Çdo model pajtimi duhet ta ketë në themel të vetin edhe ekonominë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme