Google ADS

Haradinaj: Kosovës i nevojitet një plan serioz për mbrojtje nga terrorizmi

11:43 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se nga pikëpamja e Qeverisë mendohet se është me rëndësi përmbyllja e kornizës së sigurisë.

Haradinaj e tha këtë gjatë konferencës së organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me temë “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm”, shkruan arbresh.info.

“Fuqizimi i mekanizmave të sigurisë bëhet edhe me buxhet e njëkohësisht duke forcuar bashkëpunimin”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se dihet ta shënohet një fund të atyre që janë bartës të këtyre dukurive dhe nuk guxojmë me i mbyll sytë.

“Është prioritet i Qeverisë dhe është i rëndësishëm sepse ka të bëjë me rreziqet. Duhet të jemi të vendosur që të ndalojmë çdo përhapje që dërgon në terrorizëm. Një plan serioz i nevojitet Kosovës për trajtimin e atyre që kanë qenë të përfshirë në këto aktivitete në mënyrë që Kosova të jetë e sigurtë”, ka thënë Haradinaj.

/arbresh.info./

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme