Lufta kundër dukurive negative është prioritet i Qeverisë së Kosovës. Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj në tryezën me temë “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm”.
Ai ka thënë se dihet se kërcënimet nga terrorizmi dhe radikalizmi që shpie në terrorizëm nuk janë fenomen i ri.
“Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm kërkon bashkërendim të të gjithë aktiviteteve dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar. Lufta kundër dukurive negative është prioritet i Qeverisë”, ka thënë Sefaj.
Sipas tij shumë shpejtë pritet qe strategjia kundër ekstremizmit t’i dorëzohet Qeverisë për miratim.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftë kundër këtyre dukurive./arbresh.info/
Policia konfirmon se Florim Zeqiri u vra me 6 plumba: Po pun...
Vuçiq: Serbia, e vendosur të forcojë bashkëpunimin me SHBA-n...
Ky është Florim Zeqiri, personi që u qëllua për vdekje sot n...
“U intervistova për zbardhjen e të vërtetës”, De...
Vdes 111 vjeçarja nga Ferizaj, Xhezide Alija, një ndër gratë...
Termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, Pacolli:...