Google ADS

Refugjatët e Manus gërmojnë për ujë në kampin e Australisë

10:09 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Azilkërkuesit të cilët refuzojnë të largohen nga një qendër ndalimi në Papua Guinea e Re, thonë se po gërmojnë në tokë për të gjetur ujë, dy ditë pasi kampi u mbyll zyrtarisht.

Rreth 600 burra në qendër të ishullit Manus nuk duan të largohen, duke thënë se ata kanë frikë se do të sulmohen jashtë, transmeton portali arbresh.info

Ndërkohë, Zelanda e Re ka përsëritur ofertën e saj për të pranuar deri në 150 refugjatë nga qendrat e ndalimit të Australisë.

Kanberra ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur ofertën e Zelandës së Re.

Australia mban azilkërkuesit të cilët vijnë me anije në Manus Island të PNG dhe në ishullin Nauru të Paqësorit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme