Google ADS

Gratë më me ndikim në botë, një befasi nga Ballkani

09:44 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, për të shtatën herë radhazi renditet si gruaja më me ndikim në botë.

Gazeta amerikane Forbes, ka renditur kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, si gruan të dytë në listë për nga ndikimi në botë, transmeton portali arbresh.info

angela-merkel

Në vendin e tretë është renditur gruaja e Bill Gates, Melinda, ndërsa në të katërtin një nga drejtueset në Facebook, Sherilyn Sandberg.

Por kësaj herrë vjen edhe një befasi nga Ballkani.

Këtë vit në listën e Forbes është shfaqur edhe Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç.

Ajo është e 39-ta në listë, por kur vjen fjala të gratë në politike, ajo zë vendin e 14-të.

Sipas Forbes, Kitaroviç është më e fuqishme se kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, e cila renditet e 17-ta në listë dhe Elvira Nabiullina, guvernatorja e Bankës Qendrore në Rusi./arbresh.info/

 

Të ngjashme