2 Nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Mosndëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve.
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Mosndëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) kujton të gjithë gazetarët dhe kolegët nga mediat rastet e të cilëve mbesin të pazgjidhura nga gjykatat e vendit tonë.
“Meqë e drejta për informim të pakufizuar dhe liritë e mediave janë ndër shtyllat kryesore të demokracisë, kujtojmë institucionet e vendit tonë se akoma mbesin mbi 50 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve medial të cilat raste akoma mbesin të pazgjidhura”, thuhet në komunikatën e AGK-së.
“Efektet që mosndëshkueshmëria i shkakton tek gazetarët zakonisht thellohen dhe me kalimin e kohës ndikojnë në produktivitetin dhe guximin e gazetarëve për të kryer punën e tyre në nivel të kënaqshëm. Prandaj pa gazetari të mirëfilltë rrezikojmë të humbasim aftësinë tonë për vendim-marrje të informuar.Institucionet dhe shoqëria jonë duhet ta kuptojë se pa gazetari të mirëfilltë nuk ka as shoqëri të shëndoshë civile e as aktivizëm qytetar – gjë që inkurajon shkelësit e ligjit ti përsërisin veprimet e ndëshkueshme me ligj.Hulumtimet e AGK-së dhe raportet e organizatave të ndryshme në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të ketë një sistem më efektiv për trajtimin e sulmeve ndaj gazetarëve si një parakusht për zhvillim demokratik të shoqërisë sonë.AGK fton të gjitha institucionet përkatëse që të bëjnë më shumë përpjekje dhe ta kuptojnë se ne terme afatgjata mos-ndëshkueshmëria na sjellë dëm të gjithë neve” thuhet në komunikatën e tyre.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...