Një çift nga Kalifornia dhe dy vajzat e tyre të cilët ishin zhdukur që nga e dita e diel kur piratët e sulmuan barkën e tyre në lumin Amazon, janë gjetur gjallë.
Adam dhe Emily Harteau dhe vajzat e tyre janë në gjendje të mirë dhe do të kalojnë natën në spital në qytetin Breves, që nuk është fort larg nga vendi ku u gjetën, transmeton portali arbresh.info
Familja Harteau ishte nisur për në Breves, kur persona të armatosur hynë në barkën e tyre dhe i detyruan të shkojnë në Porto dos Dias, ka thënë zëdhënësi i policisë.
Ekuipazhi dhe pasagjerët u mbajtën peng për disa orë, ndërsa ua morën gjërat personale para se kusarët të iknin. Kur policia arriti në vendin e ngjarjes nuk kishte gjurmë të familjes Harteau.
Nuk është ende e qartë sesi ata i ikën sulmuesve./arbresh.info/
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka