Mospuna e organeve të drejtësisë po i shndërron gazetarët në shënjestër të lehtë për sulmuesit. Në këtë mënyrë, gazetarëve po iu vështirësohet puna dhe ata nuk po lihen të lirë që të kryejnë punën e tyre, shkruan arbresh.info.
Kështu thotë analisti Imer Mushkolaj në ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit për krime kundër gazetarëve.
Në një prononcim për arbresh.info, Mushkolaj ka thënë se nëse vazhdon kjo qasje e organeve përgjegjëse duke anashkaluar kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve, do të përkeqësohet edhe me shumë puna e gazetarëve.
“Nëse vazhdon kjo qasje e organeve përgjegjëse karshi rasteve të gazetarëve, atëherë gjendja vetëm do të përkeqësohet dhe gazetarët do të jenë të rrezikuar gjatë punës së tyre çdo ditë e më shumë. Për pakënaqësitë me punën e gazetarëve ekzistojnë procedura dhe institucione të cilave duhet drejtuar dhe askush nuk duhet ta marrë ligjin në duart e veta për të zgjidhur problemet eventuale me ta”, ka theksuar Mushkolaj.
Ish-kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani për arbresh.info ka thënë se rritja e numrit të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve tregon se institucionet e drejtësisë nuk po e kryejnë punën e vet.
“Palët e pakënaqura me punën e gazetarëve më lehtë shkojnë dhe I rrahin gazetarët, qoftë edhe në vendin e punës, se sa u besojnë gjykatave se mund ti zgjidhin problemet e tyre. Ndërkaq, masat që institucionet e drejtësisë kanë marrë ndaj kërcënuesve në shumicën e rasteve janë qesharake. Madje, për fat të keq, prokuroria e gjykatat i inkurajojnë kërcënuesit të pengojnë gazetarët në punën e tyre duke mos i ndëshkuar kërcënuesit në kohë por i zvarrisin pafundësisht rastet që kanë të bëjnë me mediat”, është shprehur Shabani.
Ndryshe, Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit për krime kundër gazetarëve e gjen Kosovën me një numër të ulët të rasteve që janë që janë ndëshkuar për sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve./arbresh.info/
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi presin në takim presid...
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Harris apo Trump, amerikanët votojnë për presidentin e ri
Osmani merr pjesë në lanisimin e raportit të UNICEF-it mbi n...
Moti për sot në Shqipëri
Vazhdon dëshmin Shukri Buja në Hagë