Në Shqipëri jetojnë rreth 65 mijë persona diebetikë. Mjekët pretendojnë se ky numër është disa herë më i lartë, por jo të gjithë janë diagnostikuar; pasi diabeti njihet ndryshe si sëmundja e heshtur.
Përveç statistikave në rritje, mjeku endrokronolog Dashamir Gjegji sheh me shqetësimin faktin se diabeti i tipi 2 që prek moshat e rritur kryesisht 40 vjeçarët, po përhapet tek fëmijët.
Gjergji: Ajo që ka ndryshuar është fasha moshore. Ky i tipit 2 që deri dje e quanim sëmundje të të rriturve, ka filluar të prekë edhe fëmijët. Kemi më shumë adoleshentë me abezistet, të cilët janë faktor i madh rreziku për t’u prekur nga diabeti. Një stil jetese i keq që në moshat e vogla, është paradhoma për t’i prekur diabeti më vonë.
Arsyet lidhen me keq ushqyerjen dhe obezitetin.
Gjergji: Duhet të largohemi nga ushqimet me shumë kalori, me ushqime të gatshme të rënduara me shumë kalori dhe yndyra që përveç se janë një bombë kalorike, nuk posedojnë cilësitë e ushqimeve të mira natyrale që duhet të marrim.
Një deibaetik i pa kuruar dhe pa ndjekur një dietë të rreptë rrezikon të preket edhe nga probleme si sëmundjet kardio vaskulare dhe probleme me shikimin.
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...