Si të eliminoni zbokthin e flokëve në kushte shtëpiake

01:32 | 2 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Zbokthi shkaktohet nga një parazit tepër i zakonshëm, një kërpudhë lëkure e quajtur Pityrisporum ovale.

Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj, lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në tabanin e flokëve.

Për të larguar zbokthin, provoni trajtimet e mëposhtme:

– Pasi të keni larë kokën, merrni pak vaj ulliri dhe masazhoni skalpin me lëvizje rrethore. Mbështillni flokët për 30 minuta dhe rilani flokët si zakonisht. Ky trajtim duhet përdorur derisa të vini re rezultatet e para.

-Në një enë shtoni në përmasa të barabarta sodë buke dhe vaj ulliri, nga një lugë gjelle përkatësisht, më pas përziejini. Aplikoni masën e mësipërme mbi skalp dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Lani kokën si zakonisht dhe do të habiteni nga rezultati.

-Merrni një limon të shtrydhur dhe dy lugë çaji me mjaltë organik. Pasi t’i përzieni së bashku të dy përbërësit, aplikojini mbi flokë të lagur dhe mbani për rreth dy orë. Limoni ushqen rrënjët dhe neutralizon sasinë e yndyrës  natyrale të folikulave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme