Suedezët e kërkojnë shqiptaren nga Kosova që të bëhet modele!

01:24 | 2 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Të zgjedhësh mes lojës së basketbollit e futbollit apo modelimit! Një përzgjedhje shumë e vështirë për 18-vjeçaren Adea Kastrati, me prejardhje nga Ferizaj që jeton në Trelelborg të Suedisë.

Basketbollistja por edhe futbolliste, ka deklaruar se tani ka një ofertë që të bëhet edhe modele,  por nuk di se çfarë do të bëjë!

“Më thonë suedezët (firma Enkelt Never Satisfied) është mirë t’i futem edhe një beteje të re, modelimit. Por sporti me fle në zemër sidomos basketbolli e futbolli dhe nuk e di se si do të vendoset. Shtatlartësia ime por edhe stilin janë ato që më bëjnë të jem konkurrent edhe në modelim”, tha Adea.

auto_23202047_1313636055425233_1901121206_n1509558922

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme