Kryeministri Zoran Zaev me shumë bindje thotë se ka shumicë parlamentare edhe nëse Ziadin Sela vendos që ta braktisë koalicionin. Vazhdimi i partneritetit me Selën në qeveri varet nga partnerët tjerë të koalicionit e më shumë nga vetë Sela, thotë Zaev.
I pyetur nga Aslat nëse me largimin eventual të Selës nga Qeveria, do të ketë mbështetjen e Çedomir Sazdovskit dhe Vesel Memedit për të siguruar përsëri shumicë parlamentare, Zaev tha se është i hapur për bisedime me Sazdovskin, duke mos e mohuar një marrëveshje paraprake me Vesel Memedin.
“Ne me Sazdvoskin ende nuk kemi biseduar për shumicën parlamentare, që edhe ai të jetë pjesë e saj. Por unë kam dëshirë që të bisedoj me të gjithë deputetët. Nuk dua që t’i sforcoj proceset, dua që ata të ndodhin në mënyrë të natyrshme. Por e di që kemi shumicë parlamentare edhe pa Selën. Por ju e dini se gjithmonë kam tentuar që shumica të jetë sa më e fortë”, tha Zoran Zaev.
Bisedimet për ndryshimet e mundshme të formacionit qeveritarë, Zaev thotë se do t’i fillojë në fundjavë.
“Nuk kam biseduar me askënd për këto kombinatorika, për hyrje dhe dalje nga Qeveria. Nuk dua t’i komentoj qëndrimet e tyre. Po i ndjek deklaratat e partnerëve tonë të koalicionit qeveritarë, të cilët komentojnë por nuk bisedojnë me mandatorin. Kështu që le të pushojnë këtë javë. Gjatë fundjavës do të t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë”, theksoi Zaev., shkruan Alsat-m.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...