Abrashi: Sektori privat kanë ikur nga Prishtina shkaku i taksave të larta

00:13 | 2 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Arban Abrashi, kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se sektori privat kanë ikur nga Prishtina shkaku i taksave të larta që janë bërë nga qeverisja e Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes.

“Zonat e Prishtinës kanë pas ngritje të tatimit në pronë – ato dokumentohen përmes sistemit të taksave, por edhe prej ankesave të qytetarëve”, ka thënë Abrashi në Analizën Lokale në Klan Kosova.

“Pastaj rivlerësimi i pronave është bërë në çështje selektive, kjo ose dikush ka punuar me inat, ose nuk ka ditë”.

“Por më e keqja ka ndodh vonë, disa javë më herët ata përmes një rregulloreje tentojnë ta ulin tatimin në pronë”.

“Sektori privat janë prekur këtu më së shumti, ata janë detyruar të zhvendosin punën e tyre jashtë Prishtinës, për shkak të taksave të mëdha që kanë në pronat e tyre”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme