Zëvendës kryeministri i Kosovës njëherit Ministri i Punëve të jashtëmë, Behgjet Pacolli ka thënë se Malta dhe Kosova do të mbajnë një Forum Ekonomik në Kosovë.
Ai në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se Ministri i Jashtëm i Maltës, Carmelo Abela, e pranoi ftesën e Pacollit që ai ta vizitojë Kosovën, bashkë me një grup biznesmenesh nga ky shtet.
Statusi i plotë:
Malta dhe Kosova do të mbajnë një Forum Ekonomik në Kosovë. Ministri i Jashtëm i Maltës, Carmelo Abela, e pranoi me kënaqësi ftesën time, gjatë takimit, që kishim në Ministrinë e Jashtme në Valletta, që ai ta vizitojë Kosovën, bashkë me një grup biznesmenesh nga ky shtet. Besojmë, që do të krijohen kontaktet të reja me bizneset vendore, që do të hapin mundësi të reja për rritjen e shkëmbimit tregtarë, investimeve dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...