Kryetari i Sindikatës së Re të Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka njoftuar se ata mund të futen në grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre për rritje pagash dhe zbatim të marrëveshjes kolektive, njofton Klan Kosova.
Ai tha se kushtet e punës nuk mund të rregullohen ashtu si duhet pasi në KEK është vendi i punës i tillë që nuk mund të ketë kushte të mira, por tha se duan ngritje të standardit, dhe ngritjen e pagave që e kanë pasur si kërkesë që prej fillimit të vitit.
Tjetër kërkesë e tyre është edhe dhënia e thëngjillit për punëtorët e KEK-ut, dhe këto janë pikat për të cilat kanë protestuar.
Ai tha se në Sindikatën e Re e kanë organizuar këtë protestë si vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Sindikatës së Re, si dhe si presion nga ana e punëtorëve për premtimet që Llumnica thotë se i kanë dhënë Kryeparlamentari dhe Kryeministri më 2 qershor.
“Më 2 qershor ata kanë premtuar që ngritja e pagave do të jetë 100 euro nga 12 qershori. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur”, tha Llumnica në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Faktikisht KEK-u e ka buxhetin e vet, dhe mundet të vendosë edhe vetë, por qeveria është i vetmi aksionar i KEK-ut dhe mund ta ndihmojë këtë proces”.
Llumnica tha se kanë folur me KEK-un, me menaxhmentin dhe bordin e KEK-ut, por thotë se kërkesat e tyre për ngritje pagash dhe marrëveshje kolektive janë injoruar.
“Na kanë thënë që nuk mund të na rriten pagat”, tha Llumnica, duke shtuar se pengesë për ngritjen e pagave janë investimet e kapitalit që bëhen me dhjetëra miliona, e që ai tha se ata e konsiderojnë që nuk duhet kaq shumë, për arsye se disa punë që bëhen brenda KEK-ut nga ndërmarrje të tjera mund të bëhen edhe nga punëtorët e KEK-ut.
Ai e konsideron absurd premtimin për rritje pagash në rast se e kanë ditur që financat janë të pamundshme për t’u bërë kjo.
“Është dashur të kuptohen mes vete”.
“Por ne e dimë që ka mundësi”.
Edhe për marrëveshjen kolektive, ai tha se është marrëveshje që nuk ka një kosto të lartë, dhe vijoi duke thënë se drekat dhe darkat e menaxhmentit e mbulojnë koston e kësaj marrëveshjeje.
Në këtë marrëveshje përfshihet shpërblimi jubilar, pushimet mjekësore që duhet paguar 100%, dhe disa pika që ai thotë se nuk kanë kosto të shtrenjtë, si dhe punëtorët me tre vjet stazh pune në KEK të kenë një kontratë afatgjate dhe jo kontratë njëvjeçare.
Llumnica tha se besojnë se ata do të jenë edhe në grevë bazuar në ligjin për grevë, por ai nuk beson që kishte për të qenë me arsye për t’u bërë grevë për një kosto që, sipas tij, mund ta mbulojë KEK-u.
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...
Anisa-Anës: Po të kishe aq shumë vëmendje, nuk do dilje më p...
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se diel...