Regjisori dhe producenti, Brett Ratner, është akuzuar për ngacmim seksual nga gjashtë gra, duke përfshirë edhe aktoren Natasha Henstridge.
Përmes avokatit të tij, Ratner i ka mohuar fuqishëm akuzat, transmeton portali arbresh.info
“Unë e kam përfaqësuar regjisorin Ratner për dy dekada dhe asnjë grua nuk ka bërë pasi kundër tij për sjellje të keqe seksuale ose ngacmim seksual”, ka thënë avokati i tij, Martin Singer.
“Për më tepër, asnjë grua nuk ka kërkuar ose ka marrë ndonjë zgjidhje financiare nga klienti im”, shtoi ai.
Aktorja Natasha Henstridge ka thënë se regjisori e ka detyruar atë të kryente seks oral gjatë një incidenti në apartamentin e tij në Nju Jork në fillim të viteve 1990, kur ajo ishte 19-vjeç./arbresh.info/
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë